Loading…

Më në fund Donaldi dhe Beatrixa shijojnë suitën

  • 03/01/2022 | 13:32

Më në fund Donaldi dhe Beatrixa shijojnë suitën

Javën e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP” u rregullua një dhomë e veçantë për banorët, të cilët do të kalojnë një natë të ndarë nga pjesa e tjetër. Dhoma e dënimit e cila ishte e dizajnuar si në kohët e komunizmit tashmë është kthyer në një suitë luksoze për banorët.


Banorët e parë të cilët kishin këtë mundësi të hynin ishte çifti, Donald – Beatrix, por që kjo e fundit refuzoi të martën mbrëma të hynte në dhomë me aktorin, teksa ai kishte një kërkesë që në suitën luksoze të mos kishte kamera.

Ndryshe nga Beatrix, aktoret, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri ishin ato të cilat pranuan të hynin dhe të kalonin natën e parë brenda dhomës luksoze.

Mbrëmë pasi kërkoi të largohej sërish nga shtëpia, këngëtarja, Beatrix Ramosaj mori një mesazh nga nëna e saj dhe pranoi të vazhdonte lojën brenda, pas kësaj ngjarje ajo pranoi të hynte në dhomë me Donaldin.

Me puthje e përqafime kështu e kaloj çifti mbrëmjen, për më shumë mund t’i shihni video e mëposhtme:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë