Loading…

‘Më në fund një që ja vlen’: Pas 5 divorceve rokeri i famshëm martoi shoferen e tij

  • 14/10/2021 | 15:54

‘Më në fund një që ja vlen’: Pas 5 divorceve rokeri i famshëm martoi shoferen e tij

Bas kitaristi dhe tekst shkruesi i njohur i bendit legjendar anglez Pink Floyd shkroi në rrjete sociale se më në fund e gjeti një që ja vlen ta martosh. Vet është martuar pesë herë. Ai u martua me të dashurën e tij të disa viteve që e kishte takuar rastësisht në një prej koncerteve të tij. Ajo ishte shoferja që e voziste nga hoteli Waters, transmeton Gazeta Metro.


Waters tani 78 vjeç ndau fotot e ceremonisë me Kamilah Chavis në pronën e tij milionëshe dhe ka shkruar në Twitter se është shumë i gëzuar se ka gjetur një grua që ja vlen të qëndrosh i martuar.

Waters kishte zbuluar në një intervistë më 2018’n se kishte takuar Kamilah disa vite më parë kur ajo kishte punuar në “transportim” dhe “kishte vozitur veturën” që e bartte atë nga dhe në hotelin ku po qëndronte gjatë turneut të tij të koncerteve.

Kjo është martesa e pestë e Roger Waters që është i njohur për temperamentin e tij të rrëmbyer.

Waters ishte ai që shkaktoi një divorc tjetër të madh, ose tentoi së paku, ndarjen e bendit Pink Floyd në vitet e tetëdhjeta. Ajo shkoi si mos më keq. Anëtarët e mbetur të bendit nuk pajtoheshin me mendimin e tij se pa të s’ka Pink Floyd. Gjatë zgjati zënka mes tyre edhe lufta në gjykata, derisa u pajtuan dhe vet Waters e pranoi se kishte qenë gabim.

Hera e fundit që mblodhën në koncert së bashku Pink Floyd ishte në koncertet humanitare të Live 8 në vitin 2005./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë