Loading…

Më në fund Osmani i thotë dy fjalë për marrëveshjen e Ohrit: Serbia vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet që burojnë nga dialogu

  • 22/03/2023 | 12:11

Më në fund Osmani i thotë dy fjalë për marrëveshjen e Ohrit: Serbia vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet që burojnë nga dialogu

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, më në fund ka folur për marrëveshjen e Ohrit, ku ka thënë se Kosova nuk do të heq dorë nga marrëveshja bazë dhe se nenet në të duhet të respektohen edhe nga ana e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë vizitës që i ka bërë të mërkurën në Klinikën e Gjinekologjisë, Osmani ka thënë se pala serbe vazhdon të mos e respektojë asnjë marrëveshje që buron nga dialogu.

E para e shtetit, duke përmendur nen për nen, ka thënë se të gjitha do të mbesin në fuqi.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do ta zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi. Teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, rrjedhimisht akoma neni 4 i asaj marrëveshje i cili e obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në asnjë organizata, mbetet në fuqi”, ka thënë Osmani.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë