Loading…
Më në fund zgjidhet misteri: Një qyteti të tërë nuk u punonin çelësat e makinave
  • 12/05/2019 | 19:42

Më në fund zgjidhet misteri: Një qyteti të tërë nuk u punonin çelësat e makinave

Vozitësit kishin vërejtur se çelësta punonin gjithkund tjetër pos në një qytet dhe askush nuk e kishte të qartë pse, transmeton Gazeta Metro.

Me javë qytetarët e North Olmstedit të Ohios kanë provuar të zbulojnë çfarë nuk është në rregull me çelësat e tyre dhe pse nuk mund t’i hapin makinat apo garazhat e tyre.

Cory Branchick ka menduar se baterinë e ka të dobët, dhe e ka ndërruar, por ka zbuluar se problemi nuk është evituar, së paku jo kur e ka parkuar makinën në oborrin e saj.

Dhe, deri sa dhjetra banorë ballafaqoheshin me këtë problem, disa këtë e kanë ndërlidhur me faktin se aeroporti është afër, të tjerët madje e kanë fajësuar edhe NASA-n.

Fajtor, siç e ka zbuluar hetimi, ka qenë një aparat i vogël i punimit shtëpiak, të cilin e ka bërë një entuziast i cili është shumë i ineteresuar për elektronikë.

Ai kishte dizajnuar një “gadget” sepcial, i cili duhej ta bënte me dije se a gjendet dikush në katin përdhes, deri sa ai punonte poshtë në bodrum.

“I mahnitur nga elektronika. Nuk ka qenë keqdashës”, ka thënë zyrtari lokal Chris Glassburn.

Ai aparat ka krijuar ngatërrim të radiovalëve në aparatet e instaluara në dyert e makinave apo në dyert e garazhave./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë