Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar një person nën dyshimin se ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës për në Hanover.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka prezantuar një pasaportë serbe, e cila  besohet se i përket dikujt tjetër.
Të dyshuarit i është anuluar fluturimi dhe rasti vazhdon në procedurë te rregullt.
Rasti, i cili po trajtohet si keqpërdorim i dokumentit, ka ndodhur dje rreth orës 15:00.