Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Prizren ka njoftuar se nuk do të përkrahë asnjërin nga kandidatët për kryetar të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e konfirmoi vet LDK, me anë të një komunikate për media.
Aty thuhet se kryesia e LDK’së në Prizren, në mbledhjen që ka mbajtur sot ka vendosur që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit.
“Ne takimin qe sapo mbajtëm, kryesia e LDK-se ne Prizren, vendosi qe te mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar te Prizrenit. Qytetaret e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin ti dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse te dy kandidateve përgjatë fushatës se balotazhit dhe ne baze te tyre te vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre”, thuhet në njoftim.
Më poshtë postimi i plotë. /gazetametro.net