Loading…

‘Me reduktime po na kthejnë në vitet e pasluftës’, Hoti godet Kurtin: E hapen temën e shamisë për ta mbuluar keqmenaxhimin’

  • 15/08/2022 | 11:04

‘Me reduktime po na kthejnë në vitet e pasluftës’, Hoti godet Kurtin: E hapen temën e shamisë për ta mbuluar keqmenaxhimin’

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se se reduktimet e rrymës po na kthejnë në vitet e para pas luftës çlirimtare 1998-1999, ndërsa për ta mbuluar keqmenaxhimin po hapin temën për e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka qenë mjaftë kritik ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se për ta mbuluar keqmenaxhimin po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.

“Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë