Loading…

Më se e gatshme për finale: Roma mposht Torinon me rezultat të thellë, shkëlqen Abraham

  • 20/05/2022 | 23:26

Më se e gatshme për finale: Roma mposht Torinon me rezultat të thellë, shkëlqen Abraham

Roma ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për Europën., teksa mposhti pastër 3-0 skuadrën e Torinos në takimin e fundit të sezonit në Seria A.


Të besuarit e Jose Mourinhos kaluan në avatazh që në minutën e 33-të të takimit kur Abraham do tunde rrjetën e Torinos.

Do të ishte përsëri sulmuesi anglez I cili do të dyfishonte rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Berisha më parë kishte shkaktuar faull.

Një tjetër penallti do të fitonte Roma dhe këtë herë do të ishte kapiteni Pellegrini ai i cili do të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij, duke mposhtur kështu përsëri Etrit Berishën.

Me këtë fitore, Roma e Jose Mourinhos siguron Europën edhe për sezonin e ardhshëm dhe kjo vjen pikërisht para finalës së Conferencë League që do të luhet pas 5 ditësh në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë