Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti ka shkruar një status të shkurtër për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë postim të fundit në Facebook, Muhamet Hamiti, ka lënë të kuptohet është për ndryshim të qeverisjes në Prishtinë dhe Prizren.
“Për ndryshim të pushtetit në Prishtinë dhe në Prizren, në kryeqytetin e Republikës sonë dhe në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ka shkruar ai.
Në Prishtinë, balotazhi zhvillohet në mes të Arben Vitisë së VV’së dhe Përparim Ramës së LDK’së, ndërsa në Prizren në mes të Shaqir Totaj të PDK’së dhe Mytaher Haskukës së VV’së. /gazetametro.net