Loading…

Me shpejtësi rrufeje do të arrijnë armët tona në frontin e Ukrainës, njoftoi atasheu amerikan

  • 20/05/2022 | 21:40

Me shpejtësi rrufeje do të arrijnë armët tona në frontin e Ukrainës, njoftoi atasheu amerikan

Atasheu në ambasadësn e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Daniel Langenkamp, tha se me shpejtësi rrufeje do të arrijnë armët amerikane në duart e ushtarëve ukrainas, transmeton Gazeta Metro.


Diplomati amerikan këto komente i bëri të premtën, ku edhe dha mbështetje diplomatike për ukrainasit.

“Sipas Daniel Langenkamp, atasheu i ambasadës amerikane në Ukrainë, armët amerikane po dorëzohen në Ukrainë me shpejtësi rrufeje, si rrallë herë, brenda më pak se 24 orëve”, shkruan Kyiv Post.

Sot Senati amerikan miratoi pakon ekonomike në vlerë prej 40 miliardë dollar mbështetje për Ukrainën, ndërsa nesër pritet që ta nënshkruajë edhe presidenti Joe Biden.

Shumë armë amerikane deri më tani kanë mbërritur në Ukrainë.

Përveç armëve mbrojtëse që deri më tani SHBA i ka dhuruar Ukrainës, tani e tutje në duart e forcave të presidentit Vlodymyr Zelensky kanë arritë edhe armë të sofistikuara sulmuese sic janë topar M777./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë