Loading…
Më shumë qendra sociale me shumë mirëqenie e barazi
  • 20/06/2019 | 17:32

Më shumë qendra sociale me shumë mirëqenie e barazi

Sot, në lagjen Pejton u hap Qendra Sociale e radhës për të moshuarit e Komunës së Prishtinës.

Drejtoria e Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Prishtinës së bashku me Ndërmarrjen Publike Banesore po vazhdojnë të përkrahin qytetarët në nevojë.

Të moshuarit, mësuesit me vlerat më të mira të shoqërisë, gjyshërit dhe gjyshet tona, tani e tutje do të kenë mundësi që të takohen në lagje të ndryshme për socializim dhe argëtim.

Është sfida jonë profesionale që mbrojtja e shëndetit dhe përkujdesja sociale të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të moshuarve, me qëllimin që gjithnjë e më shumë njerëz të mund të plaken shëndetshëm dhe të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë