Loading…

Më shumë se 100 milion njerëz të vaksinuar kundër koronavirusit në mbarë botën

  • 02/02/2021 | 15:37

Më shumë se 100 milion njerëz të vaksinuar kundër koronavirusit në mbarë botën

Më shumë se 100 milion vaksina Covid-19 janë dhënë në të gjithë botën, sipas një liste të fundit e publikuar nga AFP, transmeton Gazeta Metro.


Por asnjë nga 29 vendet më të varfra të botës nuk ka filluar zyrtarisht vaksinime masive, ndërsa vendet më të pasura kanë dhënë më shumë se dy të tretat e vaksinimeve ë administruara. Izraeli kryeson garën deri tani, me 37 përqind të popullsisë së tij që kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa më shumë se një e pesta kanë marrë tashmë të dytën.

Megjithatë më shumë se një e treta e njerëzimit (35 përqind) jeton në vendet ku vaksinimi ende nuk ka filluar. Pas Izraelit, vendet që kanë dhënë më shumë doza janë në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Gjirin Persik.

Kina ka vaksinuar 24 milion njerëz, ndërsa India vetëm katër milion.

Vendet me performancën më të mirë të BE janë Malta e vogël (5.4 përqind), Danimarka (3.2 përqind) dhe Polonia (3.1 përqind)./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë