Loading…

Më shumë se 24 milion njerëz të infektuar me koronavirus në mbarë botën janë duke u trajtuar

  • 12/01/2021 | 14:37

Më shumë se 24 milion njerëz të infektuar me koronavirus në mbarë botën janë duke u trajtuar

Numri i personave që janë duke iu nënshtruar trajtimit nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë.


Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë momentalisht janë 24.030.555 raste aktive me COVID-19.

Në 23.921.129 prej tyre simptomat e sëmundjes janë të lehta ndërsa 109.361 pacientë janë në rrezik për jetën.

Rritja e numrit të pacientëve në trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

Vendet me numrin më të lartë të rasteve aktive janë SHBA-të (9.077.487), Franca (2.515.706), Britania e Madhe (1.629.591), Brazili (722.733), Belgjika (599.357), Italia (575.979), Rusia (559.969), Gjermania (329.022), Serbia (326.636) dhe Ukraina (292.043).

Ndërkaq, në Turqi me datën 11 janar numri i rasteve aktive ishte 105.044, prej të cilëve 2.783 në gjendje të rëndë.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap në të gjithë botën, duke infektuar mbi 91,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 954 mijë të vdekur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë