Loading…

Më shumë se 300 protestues në Bjellorusi arrestohen pas protestave anti-qeveritare

  • 30/11/2020 | 15:54

Më shumë se 300 protestues në Bjellorusi arrestohen pas protestave anti-qeveritare

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Alyaksandr Lukashenkas.


Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna.

Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur “mjete speciale” kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, shkroi në Telegram më 30 nëntor se oficerët e zbatimit të ligjit, kanë shtënë për të paralajmëruar demonstruesit të shpërndahen.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, gjatë takimit me punëtorët shëndetësorë në Minsk. Më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët.

Lukashenka, ka drejtuar vendin që nga viti 1994.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa Lirë, raportoi se forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës kundër disa demonstruesve.

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë nuk ishin në dispozicion në Minsk.

Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që kur zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale më 9 gusht i siguruan Lukashenkës një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkas.

Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë