Loading…

Më shumë se tri orë: Vazhdon takimi Kurti-Rama

  • 25/10/2019 | 21:59

Më shumë se tri orë: Vazhdon takimi Kurti-Rama

Janë bërë më shumë se tre orë që kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është në takim në Kryeministri të Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama, shkruan Gazeta Metro.


Takimi ka filluar rreth orës 18:20 dhe ende nuk ka ndonjë deklaratë nga pretendenti për shef ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurti, e as nga kryeministri Rama.

Takimi Kurti-Rama vjen pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ku partia e Kurtit doli e para, i cili përveç në Prishtinë, fitoren e ka festuar edhe në Tiranë.

Para objektit të Kryeministrisë janë duke pritur shumë mediat nga Tirana dhe Prishtina.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë