Loading…

Me siguri ju mendoni se e keni partnerin besnik, po horoskopi ç’thotë?

  • 19/06/2021 | 18:54

Me siguri ju mendoni se e keni partnerin besnik, po horoskopi ç’thotë?

Doni të dini se cilat janë shenjat zodiakale të burrave më pak besnikë në dashuri? Jeni në vendin e duhur. Horoskopi përcakton tek çdo shenjë zodiakale një personalitet preciz dhe një karakter të definuar.


Sigurisht, po flasim në përgjithësi, por gjithmonë ka edhe përjashtime që konfirmojnë rregullin. Ja pra cilët janë 5 shenjat zodiakale të burrave më pak besnikë:

Në vend të pestë të këtij klasifikimi gjejmë shenjën e Peshqve. Gjithmonë e mendojmë këtë shenjë si një prej më romantikëve të zodiakut. Dhe është e vërtetë, Peshqit janë vërtet romantikë. Por kjo nuk i përjashton nga tradhtia dhe në fakt renditen në vendin e pestë të shenjave më tradhtare të zodiakut.

Në vend të katërt renditet shenja e Shigjetarit. Është një shenjë që e do aventurën dhe për fat të keq, shpesh nuk mendon për pasojat e veprimeve të veta. Pikërisht për këtë, bie shpesh në tundimin e tradhtisë.

Medaalja e bronzit i shkon shenjës zodiakale të Virgjëreshës. Bëhet fjalë për një karakter preciz dhe manipulator, që tradhton por vështirë se pikaset. Duke qenë një henjë shumë e programuar, është e aftë të planifikojë një tradhti edhe në detajet më të vogla.

Vendi i dytë i takon shenjës zodiakale të Binjakëve. Është personazh që e ka shumë të vështirë të kontrollojë vetveten, sidomos kur dikush flirton me të. Le të themi që në përgjithësi, shenja e Binjakëve nuk tradhton në kuptimin e vërtetë të fjalës, por mund të flirtojë me persona të tjerë.

Dhe ‘medaljen e artë’ e merr shenja zodiakale e Dashit. Kjo shtë një shenjë instinktive, që i do aventurat dhe nuk arrin ta kontrollojë veten. E mira është që s’është shumë i zoti të fshehë tradhtitë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë