Loading…

Me të mësuar kundërshtarin në Ligën e Europës, Prishtina mbyll fazën përgatitore në Istog

  • 09/08/2020 | 21:17

Me të mësuar kundërshtarin në Ligën e Europës, Prishtina mbyll fazën përgatitore në Istog

FC Prishtina ka mbyllur fazën përgatitore në fushën me bari natyral në Istog, për t’u rikthyer sërisht në fushën artificiale, transmeton Gazeta Metro.


Ky vendim i klubit kryeqytetas erdhi pasi mësuan kundërshtarin në fazën parakualifikuese në Ligën e Europës.

“Me të mësuar kundërshtarin në raundin paraeliminator në UEFA Evropa Ligë, FC Prishtina me seancën stërvitore të pasdites, ka mbyllur fazën përgatitore në Istog duke iu shmangur fushës me bari natyral për t’u rikthyer sërish në fushën artificiale për t’u përshtatur me rrethanat e stadiumit në Gjibraltar.Përndryshe, në një qytet mikpritës si Istogu, skuadra ka kaluar në çdo aspekt jashtëzakonisht mirë, si me tretman, si me punën në fushën “Demush Mavraj” të Istogut. FC Prishtina falënderon publikisht, si hotel “Trofta” dhe të gjithë qytetarët e Istogut për mikpritjen e ngrohtë ndaj ekspeditës sonë” – thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se sot është hedhur shorti për ndeshjet e fazës parakualifikuese në Ligën e Europës, aty ku FC Prishtina do marrë pjesë.

Kryeqytetasit për herë të tretë do udhëtojnë drejt Gjibraltarit, aty ku do takohen me skuadrën e njohur për skuadrat kosovare, Lincoln Red Imps. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë