Loading…

Më të mirët e Europës: Sevilla sfidon Bayern për super kupën sonte

  • 24/09/2020 | 13:48

Më të mirët e Europës: Sevilla sfidon Bayern për super kupën sonte

Bayern Munchen do të ndeshet me Sevilla në Superkupën e Evropës në Budapest sot në orën 21:00. Bayern që është në formën më të mirë do të ketë rastin ta dëshmoj edhe një herë, transmeton Gazeta Metro.


Bavarezët vijnë në këtë përballje si kampion të Evropës dhe me një formë të shkëlqyer pas fitores në kampionat me rezultat 8-0 ndaj Schalkes, ndërsa Sevilla vjen si fituese e Ligës së Evropës.

Skuadrat janë takuar vetëm një herë në garat e UEFA-s, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18.

Asnjë klub gjerman nuk kishte fituar kurrë në Sevilla, gjë që e bëri Bayern duke triumfuar në fund me rezultat 2-1. Ndeshja e dytë u mbyll pa gola dhe Bayern kaloi tutje.

Hansi Flick, trajner i Bayern nuk i kurseu lëvdatat për skuadrën dhe trajnerin kundërshtar.

“Sevilla fitoi me meritë në Ligën e Evropës. Ata janë një ekip i pjekur, taktikisht i mirë. Trajneri po bën një punë të mirë. Do të jetë ndeshje dinamike, intensive. Ne synojmë të jemi të përgatitur mirë. Unë pres që ekipi të jetë në 100 për qind, plotësisht i përqendruar dhe intensiv në fushë. Unë pres që ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Ne duam ta fitojmë ndeshjen. Është një finale. Finalet janë gjithmonë të veçanta”.

Julen Lopetegui, trajner i Sevillas, qartazi e di se nuk është favoriti i ndeshjes dhe vlerësoi maksimalisht ndikimin e trajnerit gjerman që e ka kundërshtar sonte.

“Bayern ka një trajner i cili meriton shumë lëvdata për mënyrën në të cilën ai ka menaxhuar skuadrën dhe ka ndryshuar fatin e ekipit duke i dhënë asaj një identitet të fortë, dhe përqendrim në punën ekipore. Është shumë vështirë për të bërë atë që ai ka bërë. Bayern e di saktësisht se si duan të luajnë, si duan të sulmojnë, ku duhet të mbrohen. Më të vërtetë, ne jemi kundër ekipit më të mirë në botë për momentin, por ne nuk duam që vetëm ta kalojmë këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme për të cilat spekulohet se mund të paraqiten në fushën e blertë sonte janë si më poshtë.

Bayern: Neuer; Lucas Hernandez, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Kimmich; Sané, Müller, Gnabry; Lewandowski.

Sevilla : Bounou; Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero; Rakitić, Fernando, Jordán; Suso, En-Nesyri, Ocampos.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë