Loading…
Me të s’ka mahi: Politikania kroate i shkruan Vucicit e Branbicit, një gjë s’do t’ju pëlqejë
  • 16/05/2019 | 10:24

Me të s’ka mahi: Politikania kroate i shkruan Vucicit e Branbicit, një gjë s’do t’ju pëlqejë

Kryetari e kryeministrja e Serbisë kanë marrë një letër interesante, transmeton Gazeta Metro.


Deputetja në Parlamentin Evropian dhe nënkryetare e Partisë konservatiore kroate Ruza Tomasic i ka drejtuar një letër kryetarit dhe kryeministres së Serbisë, Aleksandar Vucic e Ana Bernabic.

Mediet kroate bëjnë të ditur se shkaku i letrës është vendimin i Gjykatës së Hagës që funksionerët e Partisë radikale serbe megjithatë do të gjykohen në Hagë.

Bashkë me këtë vendim, Gjykata e Hagës ka lëshuar edhe urdhërarrest për Vjerica Radeten e Peter Jojicin.

“Radeta e Jojic janë të akuzuar për mosrespektim të gjyqit, sepse në rastin kundër Vojislav Seseljit kanë kërcënuar dhe kanë tentuar t’i korruptojnë dëshmitarët, deri sa Radeta gazetarëve u ka thënë se vullnetarisht nuk do të shkojë në Hagë dhe me këtë ua ka hedhur dorëzën kryetarit Vucic e kryeministres Barnabic.

Zoti Vucic e zonja Brnabic – tash e keni radhën ju! A jeni të përkushtuar për obligimet ndaj drejtësisë dhe a dëshironi që vërtet Serbinë ta shihni sa më parë në Bashkimin Evropian? Sa kanë rëndësi për ju kapitujt për drejtësinë dhe të drejtat bazike të njeriut, për lirinë, sigurinë e drejtësinë”, ka pyetur Ruzica Tomasic!?/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë