Loading…

‘Me ty Kryetar’: Hoxhajt i vjen një mbështetje për kandidaturën nga vendi i lindjes

  • 29/06/2021 | 16:40

‘Me ty Kryetar’: Hoxhajt i vjen një mbështetje për kandidaturën nga vendi i lindjes

Sekretari organizativ dhe asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Suharekë, Dardan Berisha ka thënë se e mbështet për kryetar të partisë Enver Hoxhaj, pasi sipas tij është i vetmi që e ruan unitetin brenda PDK’së, shkruan Gazeta Metro.


Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik dhe deri më tani, vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën zyrtare, ndërsa Enver Hoxhaj pritet të jetë kundërkandidati i tij.

Ndërkaq afati i fundit për deponim të shpalljeve të kandidaturave për kryetar të PDK’së, është data 1 korrik.

Mirëpo edhe pse Enver Hoxhaj deri tani nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të parin e partisë, për të ka ardhur një mbështetje nga qyteti i lindjes, Suhareka.

Sekretari organizativ dhe asambleisti i PDK’së në Suharekë, Dardan Berisha ka dalë publikisht në mbështetje të Enver Hoxhajt.

Metro ka pyetur Berishën se a është ky qëndrim zyrtar i degës, apo qëndrim personal.

“Kam qëndrim persona si anëtar i Kuvendit që do të mbahet ditën e shtunë me 3 korrik. Dega nuk ka marrë ndonjë qëndrim lidhur me kandidatët për kryetar”, ka thënë Berisha për Metron.

Tutje ai ka thënë se është për unitet brenda PDK’së, derisa ka treguar se cili është personi që do ta ruante këtë unitet.

“Ne si degë jemi për unitet për brenda PDK’së dhe këtë unitet e ruan më së miri vetëm Enver Hoxhaj”, ka thënë shkurt Berisha për Metron.

Më poshtë keni edhe fotografinë e publikuar nga ai në mbështetje të Hoxhajt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë