Loading…

Me zemër isha në Uashingron, fizikisht s’më la Franca

  • 20/01/2017 | 19:32

Me zemër isha në Uashingron, fizikisht s’më la Franca

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka uruar nga Franca Donald Trump’in për marrjen e postit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ai në urimin e tij të publikuar në Facebook, ka thënë se me zemër ishte në Uashington, ku edhe kishte planifikuar të merrte pjesë në inaugurim, por këtë nuk mundi ta bëjë shkaku se ndodhej në Francë duke pritur lirimin e tij, shkruan gazetametro.net.

“Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan! Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet!”

“Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump! Unë me zemer sot isha në Ëashington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet”, ka shkruar Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë