Loading…

‘Me zemër të thyer…’, familjarët e tri viktimave dalin me njoftim pas aksidentit tragjik

  • 20/07/2026 | 10:04

‘Me zemër të thyer…’, familjarët e tri viktimave dalin me njoftim pas aksidentit tragjik

Një aksident tragjik që ndodhi në rrugën nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit i mori jetën tre qytetarëve nga Kosova, ndërsa familjarët e tyre kanë reaguar me një mesazh prekës pas ngjarjes së rëndë.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja konfirmoi vdekjen e Ejupit, Fatmires dhe Xhenetës, duke shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e tyre. Në njoftim thuhet se të tre humbën jetën si pasojë e aksidentit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa familjarët kërkuan lutje për shpirtrat e tyre.

“Me zemër të thyer dhe me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një aksidenti të rëndë në Maqedoninë e Veriut, nipi ynë Ejupi, mbesa jonë Fatmirja dhe kunata jonë Xheneta kanë marrë udhën e amshimit. Tre shpirtra të bardhë iu bashkuan parajsës, ndërsa neve na mbetet t’i kujtojmë me dashni dhe të lutemi për ta”, shkruan në njoftimin e familjes.

Ata kanë bërë të ditur gjithashtu se për datën, orën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në një moment tjetër.

Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, aksidenti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35. Autoritetet janë njoftuar se një veturë e tipit “Mercedes”, me targa gjermane, ishte përmbysur në aksin rrugor Bllacë–Shkup.

Në vendin e ngjarjes, ekipet policore kanë konstatuar se brenda automjetit ndodheshin tre persona pa shenja jete – një mashkull dhe dy femra. Mjekët e ndihmës së shpejtë kanë konfirmuar vdekjen e tyre, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në aksidentin fatal.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë