Loading…

Media ruse: Çitaku pagoi 1 milion dollarë për takimin me Trump

  • 09/02/2017 | 10:56

Media ruse: Çitaku pagoi 1 milion dollarë për takimin me Trump

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ishte takuar me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, me 18 janar, dy ditë para inaugurimit të Trump-it President dhe sipas një analisti serb, ky takim ka kushtuar hiç më pak se një milion dollarë.


Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse Sputnik, analisti politik, Brankica Ristiq, thotë se një milion dollarët për t’i mundësuar takim Çitakut me Trump-in i pagoi Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë kjo që lobon fort për interesat e shqiptarëve në SHBA.

“Në ndejën para inaugurimit në Uashington, ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku bisedoi me presidentin e SHBA-ve dhe shumë veta thanë se kjo ka kushtuar një milion dollarë”, ka thënë Ristiq.

Ambasadorja kosovare ishte ndër të paktët nga përfaqësuesit diplomatikë që kishte pasur rastin ta njoftojë dhe t’i flasë personalisht Trump-it për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan, përcjell Klan Kosova.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik”, kishte shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook, duke e dokumentar takimin edhe me disa fotografi.

Çitaku atë natë, pos Trump kishte takuar edhe disa personalitet të larta të kabinetit të tashmë presidentit të ri.

“Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”, pati shkruar Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë