Loading…

Media serbe: Nuk është koha e hapjes së urës në Ibër

  • 02/03/2017 | 14:07

Media serbe: Nuk është koha e hapjes së urës në Ibër

Pavarësisht njoftimeve të politikanëve kosovarë që Përfaqësuesja e lartë e BE’së, Federica Mogherini do të marrë pjesë në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, gazeta serbe novosti shkruan se kjo gjë nuk do të ndodhë.


Goran Rakic, kryetari i i Mitrovicës veriore, ka thënë se në bazë të marrëveshjes ura do të jetë e hapur  pasi të përfundojnë punën në zonën për këmbësorë në rrugën Mbreti Pjetër, raporton  Novosti, përcjell gazetametro.net

Kurse, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së jugut tha së hapja e urës pritet të bëhet në Maj.

Për më tepër Mogherini pritet të vizitojë Kosovën të shtunën, si përfundim të turneut të saj katër ditor në Ballkan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë