Prej disa dekadash Ballkani vlen si rajon natyror i ndikimit europian. Megjithatë sistemi është drejt shkatërrimit. Çfarë planesh kanë konkurrentët?, shkruan media më e lexuar austriake “Krone”.
Shefja e politikës së jashtme europiane Federica Mogherini gjatë turit të saj ballkanik e pa realitetin e dhimbshëm sesa pak ndikim ka Brukseli në Ballkan.
Në Maqedoni presidenti i saj, Gjorgje Ivanov nuk e dëgjoi këshillën e saj për zgjidhjen e krizës. Në parlamentin e Beogradit u prit me brohoritje “Rusi, Rusi”.
Në Kosovë ashpërsohen konfliktet sapo ajo largohet nga Prishtina, ku ajo prapsepra kërkon të sjellë paqe dhe zgjidhje. Në Bosnjë administrate e dërrmitur me tre presidentë e kishte vështirë ta pres zyrtarisht. Kjo zbehje e ndikimit të Brukselit shfrytëzohet nga konkurrentët tjerë si Rusia, Turqia dhe Kina.
Rusia përpiqet me median e saj propaganduese të fitojë zemrën e ballkanasve – Sputnik. “Ballkani nuk i takon më Brukselit,” trumbetonte para pak kohësh Sputnik.
Por edhe Turqia është në fushën e ndikimit, mbi të gjitha te vendet me popullsi muslimane si Bosnja, ndërsa në Serbinë jugore është prezente me firmat e tekstilit.
Kina në anën tjetër është prezente në fushën e transportit, ku ndërton hekurudhën Budapest-Beograd.
Ky vakum fuqish ka ardhur edhe nga tërheqja e Donald Trumpit nga roli global i SHBA.
Që nga Luftërat Jugosllave pas 1991 Europa kishte dështuar. Lufta e fundit duheshte të përmbyllet nga SHBA (Lufta e Kosovës – Fitim Dika). Gjithashtu edhe atëherë BE nuk shqetësohej vërtet për këtë rajon, që akoma ka potencën e shpërthimit të konflikteve.
Bosnja: I gjithë shteti me strukturin e “Daytonit” nuk është treguar funksionale. Marrëveshja e Daytonit ishte vetëm për të përfunduar luftën, jo për paqe afatgjate.
Serbët e Bosnjës kërkojnë ndarjen, kroatët gjëmojnë, muslimanët tregojnë tendenca fundamentaliste. Komuniteti ndërkombëtar do zgjohet, kur të gjuhet plumbi i parë.
Maqedonia: Konflikti është shtuar me vendin ku mbi 25% të banorëve janë shqiptarë. Por jo vetëm kjo, pasi edhe mes 1.3 milion maqedonasve janë ngritur tensionet.
Kosova: një orbitë politike dhe kriminelësh mafiozë
Mali i Zi (tani në NATO): shiko Kosovën.
Shqipëri: shiko Malin e Zi dhe Kosovën.
Bullgaria: shiko Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën.
Serbia: Ish shegerti i klikës vrastare të rregjimit të Miloshevicit, Aleksandër Vucic me ambicie autoritare përpiqet të kthehet në njeriun numër një të Ballkanit. Zemra serbe rreh për Lindjen, koka ama për Perëndimin. Sepse më mirë është të jetosh në orbitën europiane sesa në periferinë ruse