Loading…

Mediat e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si shërbim ndaj Trump (Foto)

  • 23/01/2017 | 12:50

Mediat e Beogradit: Putin do ta njohë Kosovën, si shërbim ndaj Trump (Foto)

Gazeta më e madhe në Beograd, e cila kontrollohet nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka raportuar sot se Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës duke thënë se në këtë mënyrë Putin do t’ia bëjë një shërbim Presidentit Trump.


Blic paralajmëron se ky është një paralajmërim i një ndryshimi shokues në politikën ruse karshi Kosovës.

Artikulli bazohet në deklaratat e ekspertës britanike të Mary Dejevsky, e cila disa ditë më par ka theksuar se ekziston mundësia që Rusia të pranojë pavarësinë e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

putin-brenda

“Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gazeta po ashtu i referohet edhe një interviste të Putin ku përmend Kosovën.

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë