Loading…

Mediat e huaja: Franca bën gabimin historik, bllokon rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE’së

  • 20/10/2019 | 11:20

Mediat e huaja: Franca bën gabimin historik, bllokon rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE’së

Edhe mediat e huaja po e konsiderojnë Francën fajtore për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se ky shtet bëri gabimin historik, shkruan Gazeta Metro.


Në artikujt e tyre të publikuar së fundi, mediumet e njohura botërore si Reuters e Financial Times shkruajnë se Franca është në qendër të sulmit.

“Franca është në qendër të sulmit për shkak të gabimit historik të bllokimit të shpresave të Ballkanit për Bashkimin Europian”, shkruajnë këto media.

Tutje, sipas tyre fajtori kryesor për këtë, është Presidenti Francez Emmanuel Macron.

“Gjate darkës në samit, të gjithë përveç Macronit, e mbështetën hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e cila është gjykuar se i ka përmbushur kriteret e Bashkimit Europian me reformat dhe mbylljen e konfliktit me fqinjët për çështjen e emrit”, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Metro.

Ndërsa një medium tjetër, i ka dhënë çasje të njëjtë artikullit, por me një  titull pak më ndryshe.

“Hyrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Macron zhgënjen aleatët e tij” është titulli që mban artikulli i Huffington Post.

Kjo gazetë më tej përmend kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, të cilët e quajtën zhgënjyes qëndrimin e Presidentit të Francës një ‘gabim të rëndë historik’.

Kujtojmë se ditë më parë BE refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar vendet si ‘jo të gatshme’ për një hap të tillë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë