Loading…

Mediat e huaja: Kosova shënon 11 vjetorin e Pavarësisë me parakalimin e parë të ushtrisë

  • 17/02/2019 | 16:11

Mediat e huaja: Kosova shënon 11 vjetorin e Pavarësisë me parakalimin e parë të ushtrisë

Kosova sot ka shënuar 11 vjet si shtet i pavarur. Vendi ynë këtë vit ka festuar Pavarësinë në një mënyrë të veçantë, kjo me parakalimin e parë të FSK-së si ushtri, transmeton Gazeta Metro.


Urime të shumëta për Ditën e Pavarësisë kanë ardhur nga miq të Kosovës si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania e Zvicra.

Ndërsa edhe mediat e huaja si Daily Mail, Yahoo News, National Post, Anadoly Agency e të tjera, i kanë kushtuar artikuj vendit tonë dhe 11 vjetorit të Pavarësisë.

“Kosova ka shënuar 11 vjetorin e deklarimit të Pavarësisë nga Serbia me një paradë nga ushtarët e Ushtrisë së Vendit, e cila u krijua vitin e kaluar”, kështu shkruajnë sot mediat e huaja.

Mediat kanë cituar fjalët e presidentit Thaçi, i cili ka thënë se “një ushtri profesionale, multietnike, po shërben tashmë në botë”.

Ndryshe, sot me rastin e ditës së Pavarësisë, në Kosovë përveç parakalimit të Ushtrisë, janë shënuar aktivitete të ndryshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë