Loading…
Mediat e huaja ‘mbushen’ me fotografinë e Trump dhe Çitakut: Ja çfarë shkruajnë për iftarin e shtruar
  • 15/05/2019 | 11:23

Mediat e huaja ‘mbushen’ me fotografinë e Trump dhe Çitakut: Ja çfarë shkruajnë për iftarin e shtruar

Ballinat e mediave të huaja janë mbushur me fotografitë e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadorja kosovare mori pjesë ditën e kaluar në një iftar të shtruar nga presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë, për diplomatët që i takojnë besimtarët myslimanë.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

E për këtë kanë shkruar edhe mediat e huaja si Fox News, CBS e Daily Mail. Ballinat e tyre madje, kanë qenë të mbushura me fotografinë e Trump e Çitakut, përcjell Gazeta Metro.

“Presidenti Trump fton delegatët që i përkasin shteteve myslimane për iftar”, ky është titulli i Daily Mail, të cilët kanë bashkëngjitur edhe një video nga darka e shtruar.

Ndërsa, Fox News ka shkruar për ‘kohët e vështira’, duke marrë parasysh sulmet kundër myslimanëve në Zelandë, ato kundër krishterëve në Sri Lanka dhe disa të tjera në Californi e Pittsburg.

Kurse rreth iftarit të shtruar, presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë është deklaruar se ka qenë një natë shumë e mirë, ku ka ritheksuar se gjatë këtj muaji, njerëzit bashkojnë forcat për shpresë, tolerancë e paqe./gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë