Loading…

Mediat Greke për Kodhelin: Punonte balerinë në klubet e Athinës

  • 08/12/2016 | 15:42

Mediat Greke për Kodhelin: Punonte balerinë në klubet e Athinës

Mediat greke sulmojnë ministren shqiptare të Mbrotjes, Mimi Kodheli, fill pasi kjo e fundit replikoi me homologun grek, Panos Kamenos.

Ka ikur koha e satrapëve”, tha Kodheli duke iu referuar deklaratave të Kamnes në kufirin mes dy vendeve se Greqia do të përgjigjet ndaj çdo provokimi të Shqipërisë dhe Turqisë.

Ndërkohë portali grek “makeleio.gr”, shkruan se dikur Mimi Kodheli  ka punuar si balerinë në lokalet e natës në Athinë dhe se më pas iku në Amerikë për të përfunduar studimet.

“Prandaj duhet të mbaj mend çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane dhe se ushtria nuk bëhet kur ke shkuar me shumë meshkuj. Dhe duhet të mbajë mend se nuk ka qenë Turqia që ka ndihmuar Shqipërinë por Greqia. Sot kërcimtarja shqiptare në lokalet e natës në Athinë, është bërë Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”, shkruan “makeleio.gr”, ndërsa shkrimin e shoqëron edhe me fotomontazhin që shihni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë