Loading…

Mediat italiane: Kryeministri italian Conte, nesër jep dorëheqje

  • 25/01/2021 | 20:11

Mediat italiane: Kryeministri italian Conte, nesër jep dorëheqje

Kryeministri italian Giuseppe Conte do të shkojë nesër në Pallatin Presidencial Quirinale, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë dorëheqjen.


Së pari Kryeministri do ta komunikojë atë në Këshillin e Ministrave që do të mblidhet nesër në orën 09:00 të mëngjesit.

Lajmi është raportuar nga mediat italiane.

“Këshilli i Ministrave thirret për nesër në mëngjes, në orën 9 të mëngjesit, gjatë së cilës Kryeministri, Giuseppe Conte, do t’u komunikojë ministrave vullnetin e tij për të shkuar në Quirinale për të dhënë dorëheqjen. Më pas, kryeministri Conte do të shkojë te Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella”, thuhet një njoftim nga Pallati Chigi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë