Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar të gjithë punonjësit e mediave dhe gazetarët Kosovës, për ditën botërore të lirisë së shtypit.
Mustafa ka vlerësuar se përparimi i pavarësisë së mediave u konfirmua së fundi edhe nga raporti i Freedom House, si dhe, siç ka thënë ai, shumë mekanizma tjerë të besueshëm ndërkombëtarë.
“Mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizmin e shtetësisë”, ka shkruar i pari i LDK’së, përcjell gazetametro.net
Kryeministri tha se “mediat e lira dhe profesionale janë sot partner i zhvillimit ekonomik, proceseve integruese euroatlantike dhe fuqizimit të shtetit të së drejtës e luftës kundër dukurive negative”. /gazetametro.net