Loading…

Mediat kroate: Takimi Veseli-Trump, ‘shuplakë’ për Serbinë (Foto)

  • 22/02/2017 | 23:22

Mediat kroate: Takimi Veseli-Trump, ‘shuplakë’ për Serbinë (Foto)

Zhvillimet e fundit e kanë zhgënjyer publikun në Serbi, që priste me shpresë të madhe ndryshimin e qasjes amerikane ndaj Kosovës, me ardhjen e presidentit Donald Trump.

Një zhgënjim të tillë e ka rritur edhe më shumë fotografia dhe takimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me presidentin Trump.

Përveç mediave serbe të cilat sot gjatë gjithë ditës ua kanë kujtuar liderëve serbë se Amerika është e njëjta kur bëhet fjalë për Kosovën, kanë qenë edhe mediat kroate që janë marrë me këtë fotografi, transmeton lajmi.net.

“Për shkak të kësaj fotografia mediat shkruajnë edhe për një shuplakë të Trumpit ndaj Serbisë”, është titulli i gazetës kroate “Vecernji”.

“Kosova është e bekuar pasi që e ka mbështetjen e SHBA-ve. Kam marrë konfirmimin që SHBA-të do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën”, citon “Vecernji” deklaratën e Veselit.

Po ashtu kjo gazetë shkruan edhe për urimin që Trumpi i ka bërë Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.

“Blici serb (gazeta) në tekstin për takimin me titullin ‘edhe një shuplakë Serbisë’, tregon se edhe administrata e re amerikane mbështetë pavarësinë e Kosovës të cilën Serbia e lufton”, shkruan tutje gazeta kroate.

vecernje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë