Loading…

Mediat maqedonase: Zaev është i lidhur me vëllezërit Geci nga Kosova

  • 11/05/2017 | 15:13

Mediat maqedonase: Zaev është i lidhur me vëllezërit Geci nga Kosova

Mediat e afërta me Ish- kryeministrin, Nikolla Gruevski kanë akuzuar Zoran Zaevin se partia e tij është kthyer në një organizatë kriminale.


Sipas mediave maqedone “Kjo organizatë mafioze” thuhet se “është e lidhur me vëllezërit Geci, të njohur për krime në Kosovë”, shkruajnë mediat maqedonase.

Njoftimi i partisë së Gruevskit, VMRO-DPMNE thotë se “Muhamed Zekiri i LSDM, është fotografuar me vëllezërit e tij Geci të cilët janë pjesë e nëntokës kriminale në Kosovë”.

Sipas kësaj deklarate, vëllezërit Rrustem dhe Hetem Geci, ish-anëtarë të UÇK-së si dhe Sabit Geci u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Vehbi dhe Gani Berisha në qershor të vitit 1999 dhe janë të akuzuar për krime luftë kundër civilëve.

“LSDM po bënë përpjekje të kota për të fshehur lidhjen me mafien e drogës me të cilën Zaev është i afërt, përfundon deklarata e partisë së Gruevskit”, thuhet në shkrimin e mediave maqedone.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë