Loading…

Mediat në Kosovë me probleme strukturore dhe financiare

  • 22/11/2016 | 21:37

Mediat në Kosovë me probleme strukturore dhe financiare

Në Ballkan, mediat kanë luajtur rol kyç duke mbështetur intervenimet e NATO-s në Kosovë më 1999. Por, roli i tyre mund të quhet edhe kontravers. Sot, mediat në Kosovës përballen me probleme të shumta strukturore dhe financiare.


Sipas një studimi nga INFOCORE, del se një prej shkaqeve të këtyre problemeve është se gazetarët nuk po u nënshtrohen trajnimeve të duhura, raporton Euronews, transmeton gazetametro.net.

Abit Hoxha, hulumtues në universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut, i tha Euronews-it se ‘gazetarët nuk janë të trajnuar të raportojnë për çëshjte të ndjeshme’. “Kemi të bëjmë më një gjeneratë që ka përjetuar luftën, prandaj ka gazetarët mbartin me vete një dozë patriotizmi dhe identiteti në raportimin ditor”, thotë Hoxha.

Kosova është kandidat potencial për anëtarësim në BE. Por, BE-ja në Raportin e Progresit të vitit 2016 shprehu shqetësim për sulmet ndaj gazetarëve si dhe për mungesën e transparencës sa i përket pronësisë së mediave. Në Maqedoni, shtypi vazhdon të jetë i kërcënuar rëndë. Studimi nga INFOCORE gjeti se mediat e kontrolluara politikisht janë një prej shkaktarëve të tensioneve ndëretnike mes maqedonëve dhe shqiptarëve.

Dr. Snezana Trpevska nga instituti për studime të Komunikimit në Shkup tha se politikanët i përdorin mediat për të hapur konflikte ndëretnke dhe kështu për ta larguar vëmendjen e opinionit nga problemet reale me të cilat përballen qytetarët. “Konflikti ndëretnik nuk vjen vetëm nga ndasitë etnike, por edhe nga shpërdorimi i mediave nga politikanët për qëllime të tyre”, tha Trpevska. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë