Loading…

Mediat në Serbi fushatë ndaj Veselit: Njeriu i UÇK’së që u ngrit duke luftuar serbët

  • 03/05/2018 | 09:48

Mediat në Serbi fushatë ndaj Veselit: Njeriu i UÇK’së që u ngrit duke luftuar serbët

Mediat në Serbi kanë filluar një fushatë kundër figurës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Gazeta serbe “Blic” që kontrollohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka nxjerrë në ballinën e saj të sotme fotografi të luftës së UÇK-së ku shihet Kryeparlamentari kosovar krahas komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Gazeta Blic e Serbisë e ka filluar të publikojë një dosje për Veselin, që nga themelimi i UÇK-së e deri në ardhjen e tij në krye të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se Veseli ishte njeriu kryesor i UÇK-së që u ngrit në krye të institucioneve duke luftuar serbët dhe Serbinë.

“Kadri Veseli është trajnuar për luftë guerile dhe terrorizëm që nga vitet 1990, dhe ka demonstruar të gjitha njohuritë e tij në UÇK”, shkruan ndër të tjera Gazeta Blic e Serbisë.

Gazetat në Serbi vazhdimisht merren me figurat politike të Kosovës, shpesh duke i shtrembëruar faktet për t’i dhënë dimensione të tjera të vërtetës.

Raportet ndërkombëtare vazhdimisht e kanë cilësuar si të kapur skenën mediale të Serbisë, pasi shumica prej mediumeve janë të kontrolluara nga politika.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë