Letra e Ministrit te Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dërguar shefave të diplomacive të 49 shteteve të jashtme, ka pasur një jehonë edhe në mediat serbe.
Në një artikull të Vesti, thuhet se Hoxhaj ka “paditur” Serbinë në tërë botën.
Ai u është drejtuar me nga një letër 49 ministrave të punëve të jashtme, në të cilën ankohet në qëllimin e Beogradit që ta dërgojë një tren “kontrovers” në veri të Kosovës.
Enver Hoxhaj u është drejtuar pothuajse tërë botës me një letër me të cilën paditë Serbinë për “qëllime të liga” Hoxhaj në letrën prej katër faqesh ka deklaruar se ky nuk është rast i izoluar, por është pjesë, siç thekson, “i një qasjeje armiqësore sistematike të Serbisë ndaj Kosovës”.
Hoxhaj, në Gazetën Zeri, përmend ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, tërheqjen e ministrave dhe deputetëve serb nga institucionet e Kosovës, arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë me urdhër-arrest të Serbisë, arrestimin e Nexhat Thaçit, pjesëtarit të policisë, si dhe “incidente tjera”.