Loading…

Mediat serbe nxejnë atmosferën: Mitrovica në këmbë, presin kryetarin

  • 07/09/2018 | 12:09

Mediat serbe nxejnë atmosferën: Mitrovica në këmbë, presin kryetarin

Një ditë para vizitës se kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic në Kosovë e, siç thuhet, kërcënimeve nga Prishtina, të cilat e kanë vënë në pyetje, Mitrovica “është në këmbë”, shkruan B92.

Qytetarët presin që kryetari i Serbisë megjithatë ta vizitojë Kosovën e, gjykuar sipas ekipeve të mëdha të gazetarëve, këtë e presin edhe mediat, transmeton gazetametro.net.

Në qoftë se ndodh vizita, shkruan më tej media beogradase, Vucicin në hyrje të pjesën veriore të Kosovës do ta presë bilbordi “Mirësevjen kryetar”, por edhe flamujt e Serbisë, të cilat janë vënë rrugës drejt Mitrovicës.

Në pjesën veriore të qytetit është shtuar prania e forcave policore në rrugë.

Qyetatarët serbë kanë mendime të ndara rreth vlerësimit se a është dashur të vijë kryetari i Serbisë në viziyë, por se presin, siç i kanë thënë agjencisë Tanjug, se megjithatë e presin për ta dëgjuar planin e kryetarit për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë