Loading…

Mediat serbe: Thaçi në fshehtësi po e trajnon Ushtrinë (Foto)

  • 11/03/2017 | 08:26

Mediat serbe: Thaçi në fshehtësi po e trajnon Ushtrinë (Foto)

Nisma ligjore e presidentit Hashim Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, vazhdon të jetë një nga temat kryesore në Serbi, pavarësisht faktit se atje tani vendi është në fushatë të zgjedhjeve presidenciale të cilat do të mbahen më 2 prill.  


E përditshmja serbe “Blic” në numrin e sotëm i ka kushtuar ballinën Ushtrisë së Kosovës. Kjo gazetë thotë se “Thaçi në fshehtësi po e trajnon ushtrinë”, përcjellë gazetametro.net.

a

Por nëse shikohet nga aq sa shkruan në ballinën e ksaj gazete, artikulli del të jetë spekulim, ngase aty është prezantuar një foto përmes të cilës pretendohet se është zbuluar ky trajnim i fshehtë, e që në fakt ata ushtarë janë të FSK’së aktuale.

Stema për të cilën Blic pretendon se ka bërë zbulimin e madh të trajnimit të fshehtë, është pjesë e FSK’së që nga transformimi i saj prej Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe jo stemë e re e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës, siç pretendon Blic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë