Loading…

Mediet angleze konfirmojnë kërkesat e Klopp: Milot Rashica në Liverpool

  • 20/02/2020 | 11:40

Mediet angleze konfirmojnë kërkesat e Klopp: Milot Rashica në Liverpool

Milot Rashica me paraqitjet e tij të mira te Werder Bremen ka rënë në sy të skuadrave të mëdha evropiane.

Mediat gjermane kanë raportuar se ylli kosovar është duke u kërkuar nga kampionët në fuqi të Evropës, Liverpool.

“Bild” dje ka shkruar se Klopp ka planifikuar një transferim të 23 vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Këtë lajm të gazetës gjermane e kanë konfirmuar edhe në Angli.

“Mirror” sot shkruan se trajneri gjerman e ka identifikuar Rashicën si një mbështetje të fortë për Sadio Mane.

Nëse ky transferim do të realizohej, atëherë Liverpoolit do t’i kushtonte 38 milionë euro.

Rashica ka fituar përvojë në futbollin evropian pasi ka kaluar tre në nivele të larta, me Vittesen dhe me Werderin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë