Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic sot do t’ua paraqesë deputetëve të Kuvendit të Serbisë raportin ‘në detaje’ për bisedimet e deritashme për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Mirëpo, në mbledhje nuk do të prezantohet plani në detaje i palës serbe, i cili do të ofrohet Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve anonime.
Burimi i gazetës thotë se plani me të cilin Vucic do të dalë para Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të mos rrezikohet pozicioni në bisedime i Serbisë.
Mediet serbe shkruajnë sot edhe se Vucic në mbledhjen e sotme të veçantë do të flasë së paku dy orë apo tri, si dhe se pos konkretisht për Kosovën, do të prekë edhe tema tjera. Fjalimin e tij Vucici, siç shkruan më tej, e ka përgatitut bashkë me 30 bashkëpunëtorë, e po ashtu janë përgatitur edhe në pyetjet eventuale të deputetëve.
Në mledhje do të jetë e pranishme edhe kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric.
Mbledhja do të fillojë në orën 16, ndërsa disa medie parashikojnë mundësinë që ajo të zgjasë edhe dy ditë. Pas debatit, deputetët do të deklarohen rreth raportit për bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës nga viti 2013 deri në vitin 2019.
Deputetët e një pjese të opozitës, tëë cilët e bojkotojnë parlamentin, kanë paralajmëruar se do të vijnë në seancën, pike e vetme e rendit të ditës të të cilës është raporti për Kosovën, transmeton B92./gazetametro.net