Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic është takuar sot në Pekin me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin, ndërsa temë kryesore e bisedës, sipas medieve serve, ka qenë Kosova, siç kanë paralajmëruar para takimit, transmeton Gazeta Metro.
Putini në fillim të takimit ka thënë se është i kënaqur me bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve dhe se i vjen mirë se mund të bisedojnë për çështje bilaterale e regjionale.
Në takim ka marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, si dhe ministrat serbe, anëtar të delegacionit i cili po merr pjesë në forumin “Brezi e rruga” në Pekin.
Sipas medieve serbe, me Putinin Vucic i rrumbullakon konsultimet me ‘partnerët dhe miqtë e Serbisë’ para takimit në Berlin, të hënën e ardhshme, pas të cilit, siç ka thënë, do të marrë ‘vendime të rëndësishme; për zgjedhjet në Serbi dhe pozicionin e masat si përgjigje ndaj “veprimeve të njëanshme, diksriminuese” të Prishtinës./gazetametro.net