Loading…

Mediumi gjerman, ‘Bild’: Jurgen Klopp e dëshiron Milot Rashicën te Liverpooli, gati për të thyer rekordin e klubit

  • 18/02/2020 | 22:05

Mediumi gjerman, ‘Bild’: Jurgen Klopp e dëshiron Milot Rashicën te Liverpooli, gati për të thyer rekordin e klubit

Një numër i madh i skuadrave të mëdha europiane tash e një kohë janë vënë pas yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicës, transmeton Gazeta Metro.


Së fundmi interesim për sulmuesin e Kosovës dhe të Werder Bremenit ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Europës, Liverpooli.

Gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ nga burimet e tyre, shkruan se Jurgen Klopp po planifikon transferimin e yllit kosovar dhe se skuadra angleze tash e një kohë po e vëzhgon atë.

Sot gjatë ditës ‘Weser-Kurier’ zbuloi se në klauzola e largimit të Rashicës nga Werder Bremeni është 38 milionë euro dhe se kjo vlen vetëm për skaudrat jashtë Bundesligës.

Në rast se ky transferim ndodhë, atëherë Milot Rashica do të thyente rekord te skuadra gjermane, pasi që do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga kjo skuadër. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë