Loading…

Mediumi i njohur gjerman: Nagelsmann e do Rashicën te Bayerni

  • 09/06/2021 | 23:07

Mediumi i njohur gjerman: Nagelsmann e do Rashicën te Bayerni

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e yllit kosovar të Werder Bremen, Milot Rashica.


Sulmuesi që ishte huazim nga Juventus, Douglas Costa do largohet në verë, derisa mesa duket në listën e trajnerit të ri, Julian Nagelsmann ndodhet edhe ylli kosovar, raporton tz.de.

Bayern në të kaluarën ka shprehur interesim për Rashicën, njësoi si Naglesmann që ishte shumë pranë ta transferonte te Leipzig verën e kaluar.

Shenjat që një transferim mund të realizohet janë vërtet të mundshme, meqenëse vetë lojtari do pranonte t’i bashkohej “Bavarezzëve”.

Njësoi si Werder, edhe Rashica kaloi një edicion të tmerrshëm, që ka bërë që vlera e tij të zbritet nga 35 milionë euro në 12 milionë euro.

24-vjeçari ka pësuar lëndime të shpeshta dhe ka shënuar vetëm tri gola, edhe pse nuk mund të flitet për kualitetin e tij, ngase është ndër lojtarët më të shpejtë në Bundesliga.

Sipas Kicker, në kontratën e Rashicës ekziston klauzola e lirimit me vlerë 15 milionë euro.

Sidoqoftë, interesim për Rashicën kanë shprehur edhe disa klube nga Anglia dhe Italia.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë