Mediumi serb “Novosti” raporton se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas “Novostit” Lajçak e Vuçiq do të flasin për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim.
Novosti shkruan se nga takimi me Lajçak pritet që Vuçiq të vendosë nëse do të shkojë në Tiranë për Samitin BE- Ballkani Perëndimor.
Sllovaku ditë më parë e konfirmoi se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.
Ende nuk dihet se kur ai do të vijë në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak ka bërë të ditur se gjatë këtyre takimeve temë diskutimi do të jetë edhe hapat e ardhshëm për normalizim të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.
Miroslav Lajcak nesër shkon te Vucic në Beograd, më pas vjen te Kurti