Loading…

Megan Fox habitë me deklaratën e fundit: Kam dy dekada që jam…

  • 29/06/2021 | 15:08

Megan Fox habitë me deklaratën e fundit: Kam dy dekada që jam…

Megan Fox i ka habit të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka rikujtuar fansat se është anëtare e komunitetit “LGBTQI”.


Në foton e publikuar vihet re se thonjtë e Fox janë në ngjyrat e ylberit njëlloj si ikonat bashkëngjitur shkrimit. Aktorja ndihet krenare se po feston të qenit biseksuale për më shumë se dy dekada. Komentet dhe pëlqimet kanë vërshuar në rrjetin social të aktores nga fansat të cilët e kanë përkrahur mjaft.

Kujtojmë se një vit më parë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly e kaluan lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Këngëtari i famshëm e ka kujtuar këtë moment të veçantë më herët përmes një postimi në rrjete sociale. Para 1 viti Megan Fox i ka thënë ato 3 fjalët e mëdha, që janë shumë të rëndësishme për partnerin në një marrëdhënie.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

“Ajo tha ‘të dua’ 1 vit më parë”, shkroi Machine Gun Kelly në një postim në “Twitter”.
Fansat e dyshes u prekën shumë nga ky postim, për shkak se është e vështirë të gjesh një mashkull që mban mend të tilla çaste për t’i festuar.

“Vajza ai mban mend këtë datë. Nuk do të pretendojmë më pak se kaq”, ka shkruar një fanse.

“Sa gjë e bukur për të festuar në mbrëmjen e super hënës së përgjakur. Duhet të jeni të bekuar të dy”, ka shkruar një tjetër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë