Loading…

Meghan Markle dhe Harry marrin një vendim të rëndësishëm për punëtorët e tyre

  • 10/11/2021 | 13:34

Meghan Markle dhe Harry marrin një vendim të rëndësishëm për punëtorët e tyre

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zbuluar se i japin stafit të tyre PESË MUAJ pushim në vit – sepse kjo është ajo që çifti përlqen edhe për veten.


Meghan shpjegoi se ajo dhe bashkëshorti i saj “përpiqen të udhëheqin me shembull” kur bëhet fjalë për punonjësit e tyre.

Harry dhe Meghan morën pesë muaj pushim nga puna pas lindjes së vogëlushes Lilibet në qershor.

Ata e kaluan pushimin e tyre prindëror në rezidencën në Santa Barbra, Kaliforni.

Duke folur për kompaninë e tyre, Archeëell, në samitin DealBook të Neë York Times dje, Meghan zbuloi pagesën e tyre bujare të pushimeve për stafin.

Çifti besojnë se ata i drejtojnë kompanitë e tyre në një mënyrë që do ta vlerësonin nëse do të ishin punonjës.

“Ne jemi një kompani e vogël dhe kemi politikat që do të dëshironim nëse do të ishim punonjës. Ne kemi 20 javë pushim me pagesë, nëse nuk po jepet nga qeveria në këtë fazë, dëshirojmë të jemi një kompani që e bën atë. Është multikulturore sepse ne duam një larmi opinionesh dhe këndvështrimesh, si nga ana e prodhimit ashtu edhe nga ana jonë e themelimit”, tha Meghan.

Ishte intervista e saj e parë personalisht që nga biseda e saj me Oprah Ëinfrey në mars.

Meghan, e cila u pyet si pjesë e samitit DealBook të Neë York Times, tha gjithashtu se shëndeti i saj mendor është shumë mirë tani që ajo dhe Harry janë tërhequr nga puna e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Meghan zbuloi në fillim të këtij viti pati probleme të shëndetit mendor gjatë kohës që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe se nuk iu dha ndihma që i duhej kur mund të kryente vetëvrasje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë