Loading…

Meghan Markle shfaqet pa unazën e fejesës me Princ Harry-n, por ja cila ishte arsyeja

  • 16/09/2023 | 14:40

Meghan Markle shfaqet pa unazën e fejesës me Princ Harry-n, por ja cila ishte arsyeja

Meghan Markle ka befasuar fansat pasi u pa pa unazën e saj të fejesës me diamantë. Ish-aktores së “Suits” iu dhurua unaza nga bashkëshorti i saj Princ Harry kur ai i propozoi asaj në Pallatin Kensington në vitin 2017 dhe ajo e ka mbajtur atë që atëherë.


Gjithçka ndryshoi këtë javë kur ajo u pa pa të për herë të parë në pothuajse gjashtë vjet. Pavarësisht se fillimisht shkaktoi panik mes ndjekësve dhe adhuruesve të Harry-t dhe Megan-it – disa menduan se kjo mund të tregonte një përplasje në marrëdhënien e tyre, por fansat u qetësuan pasi Markle u rishfaq me një unazë përjetësie (eternity ring).

Meghan zgjodhi bizhuteritë mahnitëse gjatë turneut në Gjermani me bashkëshortin Harry në Gjermani për lojërat Invictus dhe të dy duken më të pandalshëm se kurrë dhe shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit. Unaza e përjetësisë ishte një konfirmim romantik i kësaj. Thuhet se Princi i dhuroi gruas së tij unazën në vitin 2019, pasi lindi djali i tyre Archie. Është një riafirmim simbolik i unitetit të çiftit.

Rikutjojmë gjithashtu se Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, thuhet se po planifikon një rikthim në rrjetet sociale dhe ka kërkuar ndihmën e klanit Kardashian-Jenner. Sipas një burimi, Meghan është prekur nga mirësia e treguar nga Kim Kardashian dhe Kris Jenner ndaj nënës së saj, Doria Ragland, në një event të fundit. Burimi zbuloi gjithashtu se Meghan beson se Kardashians janë nënvlerësuar dhe keqtrajtuar në media, ashtu si ajo dhe Princi Harry. Dukesha e Sussex-it thuhet se dëshiron të rihapë blogun e saj, The Tig, dhe llogarinë e saj të fshehtë në Instagram, e cila mendohet të jetë nën kontroll @meghan. Raportet sugjerojnë se Meghan mund të rikthehet shumë shpejt në mediat sociale. Një burim konfirmoi për The Mail të dielën se “ajo do të kthehet”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë