Loading…

Megi Pojani puth në buzë balerinën gjatë performancës në ‘Dancing With The Stars’

  • 03/12/2022 | 17:04

Megi Pojani puth në buzë balerinën gjatë performancës në ‘Dancing With The Stars’

Megi Pojani njihet si një prej femrave më të bukura dhe më provokuese shqiptare.


Prej javësh ajo është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars” dhe ka marrë vazhdimisht vëmendje me performoancat.

Një të tillë ajo e ka zhvilluar edhe mbrëmjen e djeshme (e premte) teksa ndryshe nga herët e tjera kur përball kishte një balerin mashkull, Megi kësaj here perfomoi bashkë me një balerinë femër.

Megi dhe balerina e njohur, Lori Bala dhuruan performancë provokuese nën ritmin e këngës hit të Britney Spears “Baby One More Time”.

Dy vajzat madje edhe rikrijuan skenën e famshme të artistes amerikane që vite më parë në skenën i kishte dhuruar puthje yllit tjetër të muzikës, Madonna.

Megi dhe Lori pas përfundimit të performancës i dhuruan njëra-tjetrës një puthje në buzë e që u prite me duartrokitje nga publike dhe u vlerësuar me pikët maksimale nga pjesa më e madhe e jurisë.

Ndryshe, kujtojmë që para se të sfidonte vetën si valltare, Megi bëri famë me paraqitjen e saj në serialin televiziv “Hostel by Anabel”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë