Loading…

Megjithatë Bazajt i pranohet tërheqja nga gara

  • 20/11/2016 | 16:24

Megjithatë Bazajt i pranohet tërheqja nga gara

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë mbledhur sërish sot për të vendosur rreth tërheqjes së Naim Bazajt nga kandidatura për kryetar të Komunës së Drenasit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor.

Me mospraninë e kryetares së KQZ-së, anëtarët e tjetër të Komisionit, me shtatë vota pro dhe dy vota kundër, kanë miratuar tërheqjen nga gara të Naim Bazajt.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte kundër që t’i lejohet tërheqja nga gara Bazajt. Sipas tij, ky vendim është i paligjshëm pasi që KQZ nuk mundet më iu përshtat secilës kërkesë të partive politike dhe kërkesave të kandidatëve të cilat i adresojnë.

Bazaj, një zyrtar i lartë i PDK-së në Drenas, pasi nuk ishte kandiduar nga partia, kishte vendosur të garojë i pavarur. Por, pas takimeve me Kadri Veselin, ai e ka ndërruar mendjen dhe publikisht ka shprehur përkrahje për kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci, raporton Ekonomiaonline.

Ngjashëm ka vepruar edhe Rrahim Elshani. Gjatë javës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka miratuar një ankesë të subjektit Nisma për Kosovën, të cilën thuhet se KQZ-ja ka anuluar jashtëligjshëm largimin nga gara të Bazajt. PZAP e kishte obliguar KQZ-në ta rishqyrtojë përsëri vendimin e saj.

Sipas Rrustemit të Vetëvendosjes, vendimi i PZAP-it e anulon vendimin e KQZ-së.

“Nuk duhet dhe nuk guxojmë të bëjmë shmangie të qëllimshme. Nuk duhet as të veprojmë sipas kërkesave ë një partie politike. Mos të harrojmë që jemi institucion i pavarur, i paanshëm. Kjo që po bëjmë përveç që është lajthitje po bëjmë edhe shkelje të ligjit. Për mu ky vendim është plotësisht i papranueshëm”, ka thënë Rrustemi i cili ka kërkuar që preferencat politike nuk duhet të përzihen në vendimet e anëtarëve të KQZ-së.

Edhe Eshref Vishi, përfaqësues i Nismës për Kosovën, ka thënë se vendimi i PZAP-it e anulon vendimin e KQZ-së.

Miradije Mavriqi, nga sekretariati i KQZ-së, ka thënë se kandidati ka respektuar procedurën për të kërkuar tërheqjen e kandidaturës së tij.

Sipas saj kjo kërkesë është arritur para kohës së përfundimit të kandidaturës.

“Kandidati Naim Bazaj është tërhequr në përputhje me nenet dhe ligjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Naim Bazaj ka paraqitur kërkesë me shkresë për tërheqjen nga kryetar të komunës”, ka thënë ajo.

Betim Gjoshi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, u ka rikujtuar të pranishmëve që në Drenas kanë për të mbajtur proces të jashtëzakonshëm të zgjedhjeve dhe për të cilat kanë kohë vetëm 31 ditë. Ai tha se një kandidat nuk mund të mbahet me “zor” në garë.

“Nëse e mbajmë dhunshëm në garë një kandidat, çka do të ndodhë a mujm me zor me shti me marrë pjesë në zgjedhje? Çka po dëshirojmë me përfitu nëse e mbajmë me zor në zgjedhje…Pa emocione duhet të kalojmë ketë çështje e cila ka shumë pak kohë që të shqyrtohet”, ka thënë Gjoshi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë